Presidenti rus, Vladimir Putin, ka fajësuar ushtritë e huaja se me prezencën e tyre të jashtëligjshme, po pengojnë progresin në Siri.
Putin priti në Moskë homologun sirian, Bashar al-Asad, për të diskutuar mbi bashkëpunimin ushtarak dhe planet për marrjen nën kontroll të zonave që tani u takojnë grupeve rebele.
Qeveria siriane kontrollon mbi 90 për qind të territorit pas konfliktit dhjetëvjeçar në vend, por presidenti rus tha se Amerika dhe Turqia po e sabotojnë koordinimin ruso-sirian.
Ushtarët turq janë të shpërndarë në veri dhe veriperëndim ku ndodhet bastioni i fundit më i madh kundër Asadit, ndërsa forcat amerikane qëndrojnë në lindje dhe verilindje për të përkrahur kurdët kundër celulave të ISIS-it.
“Problemi kryesor, për mendimin tim, është se forcat e huaja të armatosura qëndrojnë ende në rajone të caktuara të vendit, pa miratimin e Kombeve të Bashkuara dhe pa lejen tuaj.”
Rusia është aleati më i fuqishëm i Sirisë dhe prej vitit 2015 e ka ndihmuar vendin nga toka dhe ajri për të fituar terren ndaj luftëtarëve rivalë.
Kremlini është ndëshkuar me sanksione nga Perëndimi për shkak të mbështetjes politike dhe ushtarake që i ofron qeverisë së Asadit.
Konflikti në Siri nisi në mars të vitit 2011 me protestat antiqeveritare që përshkallëzuan në një luftë civile ku qindra mijëra janë vrarë, me miliona janë shpërngulur dhe 5 milionë kanë ikur si refugjatë jashtë vendit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...