Google ADS

Putin: Kohl ka ndryshuar pikëpamjet e mia për botën

21:21 | 17 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e opinionit të tij mbi botën.

Për agjencinë e lajmeve ruse Ria Novosti, Putin ka thënë se ‘takimet me Kohl në një shkallë të konsiderueshme ndryshuan pikëpamjet e mia’, transmeton portali arbresh.info

Putin shtoi se kontakti i tij i parë më Kohlin, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 87 vjeçare, ishte kur ai punoi për Kryetarin e Bashkisë së Shën Petersburg, Anatoly Sobchak në fillim të viteve 1990 dhe Kohl ftoi Sobchak të vizitonte rezidencën e tij në qytetin gjerman të Bonit.

Të dy burrat u takuan gjithashtu privatisht pasi Kohl u largua si kancelar në vitin 1998.

“U takuam më shumë se një herë në rrethana të ndryshme, por takimi i parë më la mbresa të fuqishme. U shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve të Kohlit dhe popullit gjerman”, tha Putin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme