Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se në takimin me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan kanë vendosur për ta shkurtuar afatin për dorëzimin sistemit të mbrojtjes raketore S-400, raporton Anadolu Agency (AA).
“Partnerët tanë turq kishin një kërkesë për sa i përket shkurtimit të afateve të dorëzimit të sistemeve S-400, kurse ne e vlerësuam këtë kërkesë. Do ta përshpejtojmë prodhimin, ndërsa tanimë jemi dakord në lidhje me çmimet”, tha Putin në një konferencë për media pas takimit me presidentin Erdoğan në Ankara.
Putin tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë bërthamore sot ka arritur në nivel të veçantë, duke rikujtuar se sot është hedhur gurthemeli për ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, Akkuyu.
Presidenti rus tha se synojnë që reaktori i parë i centralit të funksionalizohet në 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, në vitin 2023.
Ndryshe, Erdoğan dhe Putin sot përmes një video konference në Ankara morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të centralit të parë bërthamor të Turqisë, Akkuyu, që do të ndërtohet në provincën jugore turke Mersin.
Centrali bërthamor Akkuyu do të ndërtohet nga Agjencia Ruse e Energjisë Bërthamore Rosatom dhe do të përbëhet nga katër njësi, secili me kapacitet prej 1.200 megavatësh.
Marrëveshja ndërqeveritare për centralin Akkuyu midis Rusisë dhe Turqisë u nënshkrua në vitin 2010.
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...