Vladimir Putin nuk është më i interesuar në përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe në vend të kësaj dëshiron të pushtojë sa më shumë territor ukrainas, sipas një raporti në Financial Times.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, tre persona të informuar mbi bisedat me presidentin rus i thanë gazetës se Putin po shqyrtonte seriozisht një marrëveshje paqeje me Ukrainën muajin e kaluar.
Megjithatë, ata thanë se ai tani nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje përmes bisedimeve diplomatike dhe beson se ato janë “pa krye”.
Një person i informuar për bisedimet tha: “Putini sinqerisht beson në marrëzitë që dëgjon në televizionin [rus] dhe ai dëshiron të fitojë shumë”.
Dhe qasja e tij u ashpërsua pas fundosjes së luftanijes ruse Moskva, për të cilën Ukraina ka marrë përgjegjësinë.
Një burim tha: “Putini ishte kundër nënshkrimit të ndonjë gjëje… ku ai nuk duket si fitues, sepse ishte poshtëruese”.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt