Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se pretendimet që vendi i tij është prapa sulmit të Salisbury janë ‘pallavra, gjepura dhe marrëzira’ pas fitores së madhe në zgjedhjet e sotme.
Ai gjithashtu ka kundërshtuar Sekretarin e Jashtëm Boris Johnson i cili kishte thënë se Rusia ka të magazinuar Novichok – agjenti nervor i përdorur në sulm, transmeton portali arbresh.info.
Putin gjatë fjalimit të fitores në Sheshin e Kuq ka thënë se Rusia ka shkatërruar të gjitha armët kimike, duke u zotuar të punojë më policinë britanike në zbardhjen e sulmit ndaj ish agjentit të dyfishtë Sergei Skripal.
Johnson sot gjatë ditës ka thënë se Rusia e ka vazhduar prodhimin e Novinchok, në kohën kur janë rritur tensionet mes dy vendeve.
Të premten Rusia ka dëbuar 23 diplomatë britanikë, pasi që kryeministrja Theresa May bëri publik vendimin për të dëbuar 19 diplomatë rusë një ditë më parë./Arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...