Google ADS

Putin i gatshëm të diskutojnë për ”eksportet e papenguara” të grurit

15:22 | 28 Maj 2022
K.B

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha nikoqirit të tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz sot se Rusia është e gatshme të diskutojë mënyrat për t’i bërë të mundur Ukrainës eksportimin e grurit nga portet e Detit të Zi, shkruan  IFAX.

Gjatë një telefonate sot, lideri rus i informoi dyshen se Kremlini ishte gati të gjente opsione për “eksportet e papenguara të grurit”, duke përfshirë eksportin e grurit ukrainas.

Putin gjithashtu informoi të dy liderët se Rusia ishte e gatshme të rriste eksportin e plehrave dhe produkteve bujqësore nëse hiqen sanksionet e vendosura ndaj vendit.

Bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia ka penguar dërgesat e grurit, një produkt kryesor eksportues i të dy vendeve.

Këtë javë, Sekretarja e Jashtme Liz Truss akuzoi Putinin se po kërkonte “ta mbajë botën për shpërblim” përmes bllokadës së Rusisë ndaj eksporteve të grurit ukrainas. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme