Presidenti rus, Vladimir Putin i tha nikoqirit të tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz sot se Rusia është e gatshme të diskutojë mënyrat për t’i bërë të mundur Ukrainës eksportimin e grurit nga portet e Detit të Zi, shkruan IFAX.
Gjatë një telefonate sot, lideri rus i informoi dyshen se Kremlini ishte gati të gjente opsione për “eksportet e papenguara të grurit”, duke përfshirë eksportin e grurit ukrainas.
Putin gjithashtu informoi të dy liderët se Rusia ishte e gatshme të rriste eksportin e plehrave dhe produkteve bujqësore nëse hiqen sanksionet e vendosura ndaj vendit.
Bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia ka penguar dërgesat e grurit, një produkt kryesor eksportues i të dy vendeve.
Këtë javë, Sekretarja e Jashtme Liz Truss akuzoi Putinin se po kërkonte “ta mbajë botën për shpërblim” përmes bllokadës së Rusisë ndaj eksporteve të grurit ukrainas. /arbresh.info/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?