Putin gjen zëvendësuesin e Yevgeny Prigozhin

11:55 | 29 Shtator 2023
K.B

Vdekja e Yevgeny Prigozhin ngjalli pikëpyetje për fatin e grupit famëkeq Wagner se kush do të merrte drejtimin e tij.

Por brenda pak kohësh, Kremlini ka gjetur personin që do të zëvendësojë atë dhe bëhet fjalë pikërisht për një ish-ndihmës së shefit të ndjerë të Wagner Andrei Troshev.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ngarkuar Troshev për të mbikëqyrur njësitë luftarake vullnetare në Ukrainë.

Duke iu drejtuar 61-vjecarit, Putin u shpreh se ata kishin biseduar se si njësitë vullnetare mund të kryejnë detyra të ndryshme ushtarake veçanërisht në Ukrainë.

“Ju dini për çështjet që duhet të zgjidhen paraprakisht në mënyrë që puna luftarake të shkojë në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme”, citohet t’i ketë thënë Putin-Troshev.

Takimi nënvizoi përpjekjen e Kremlinit për të treguar se Kremlini ka fituar kontrollin mbi grupin mercenar pas vdekjes së shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili humbi jetën në gusht kur avioni me të cilën po udhëtonte u rrëzua.

Në atë kohë spekulimet u rritën se pas incidentit qëndronte Kremlini.

Pas vdekjes së Prigozhin, Putin urdhëroi luftëtarët e Wagner-it të nënshkruanin një betim besnikërie ndaj shtetit rus, një hap që Prigozhin e kishte kundërshtuar.

Një veteran i dekoruar për kontributi e tij gjatë luftërave të Rusisë në Afganistan dhe Çeçeni, Troshev është nga Shën Petersburg, qyteti i lindjes së Putinit, dhe është fotografuar shpesh nën shoqërinë e presidentit rus.

Atij iu dha medalja më e lartë e Rusisë, Hero i Rusisë, në vitin 2016 për sulmet në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik./Tv Klan

 

Të ngjashme