Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka falënderuar homologun amerikan Donald Trump që përmes ekipeve të inteligjencës ndihmoi në parandalimin e një sulmi terrorist në tokën ruse, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.
Putin dhe Trump kanë biseduar në telefon mbi situatën, transmeton portal arbresh.info
Kremlin tha që informacioni erdhi përmes shërbimeve të inteligjencës, por ai nuk dha detaje të mëtejshme.
Mediat ruse kanë raportuar për zbulimin e një komploti për një sulm në St Petersburg gjatë periudhës së Vitit të Ri.
Agjensia e lajmeve Tass thotë se dy shtetas rus janë arrestuar dhe planet për të sulmuar një tubim masiv u kapën, sipas një zëdhënësi nga FSB, agjensia e inteligjencës ruse.
Trump dhe Putin kanë biseduar shumë shpesh dhe sipas regjistrimeve ata kanë biseduar edhe për sulmet në Siri, marrëveshjet bërthamore, Korenë Veriore dhe tregtinë.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë në tension që kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.
Megjithatë, të dy vendet janë në kërcënim nga militantët e Shtetit Islamik./arbresh.info/
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...