Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është gati për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të negociuar një armëpushim që njeh linjat aktuale të betejës, sipas burimeve për Reuters.
Në çdo rast, burimet e bënë të qartë se Putini është i përgatitur të vazhdojë të luftojë nëse Kievi dhe Perëndimi nuk reagojnë.
“Putini mund të luftojë për aq kohë sa të dojë, por Putini është gjithashtu i gatshëm për një armëpushim, për të ‘ngrirë’ luftën,” tha burimi i katërt, një zyrtar i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedimet vend mes zyrtarëve të lartë në Kremlin.
Këto burime kërkuan të mos përmenden emrat për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes.
Reuters foli me gjithsej pesë persona që kanë punuar me Putinin në një nivel të lartë në politikë dhe biznes. Burimi i pestë nuk ka komentuar mundësinë e ‘ngrirjes’ së luftës në vijat aktuale të frontit.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur një kërkese për koment, tha se shefi i Kremlinit e ka bërë të qartë vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog për të arritur qëllimet e saj, duke thënë se vendi nuk dëshiron “luftë të përhershme”.
Emërimi i javës së kaluar i ekonomistit Andrei Belausov si ministër i mbrojtjes i Rusisë u pa nga disa analistë ushtarakë dhe politikë perëndimorë si një lëvizje që e vendos ekonominë ruse në një gjendje të përhershme lufte për të arritur fitoren në një konflikt të zgjatur.
Ky vendim pasoi presionin në fushën e betejës dhe përparimet e rusëve në javët e fundit.
Por burimet thanë se Putin, i cili u rizgjodh në mars për një mandat të ri gjashtë-vjeçar, do të preferonte të përdorte momentin aktual të Rusisë për ta lënë pas luftën.
Bazuar në atë që ata dinë për diskutimet në nivelet më të larta të Kremlinit, dy nga burimet thanë se Putin është i mendimit se përfitimet e deritanishme në luftë janë të mjaftueshme që ai të jetë në gjendje t’i shesë një fitore ruse njërëzve.
Konflikti më i madh i Europës që nga Lufta e Dytë Botërore ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët dhe ka çuar në sanksione gjithëpërfshirëse kundër ekonomisë ruse./abcnews.al
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...