Google ADS

Putin e Macron flasin në telefon për mundësinë e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës

21:12 | 22 Mars 2022
L G

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, sipas mediave ruse.

Biseda u iniciua nga Franca, tha agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti, shkruan BBC.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se të dy udhëheqësit diskutuan për bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim nga qeveria franceze për këtë, por të dy liderët kanë zhvilluar disa telefonata të gjata si para dhe që nga pushtimi rus në Ukrainë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme