Presidenti rus, Vladimir Putin e ka shfrytëzuar hapjen e një konference për sigurinë në Moskë, për t’i kritikuar fuqitë e Perëndimit, duke thënë se ato janë fajtore për nxitje të trazirave në botë.
Konfliktet në pjesë të mëdha të botës janë shkaktuar nga “aventurat gjeopolitike dhe sjellja egoiste, neo-koloniale e Perëndimit”, u ka thënë Putin pjesëmarrëvesve përmes një video-mesazhi.
Në mesin e tyre ka qenë ministri i ri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu.
Putin, i cili e ka nisur luftën më të madhe në Evropë prej vitit 1945, kur ka vendosur ta pushtojë Ukrainën 18 muaj më parë, ka thënë se forcat perëndimore janë duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit, me qëllim të krijimit të shteteve vasale.
Sipas tij, qëllimi i Perëndimit është “shfrytëzimi i pamëshirshëm i të gjitha burimeve përmes një sistemi neo-kolonial”.
Shefi i Kremlinit e ka akuzuar Perëndimin për komplot kundër gjithçkaje ruse.
Retorika e tij është bërë gjithnjë e më kërcënuese prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, dhe goditjes së Rusisë me sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz pati thënë vitin e kaluar se bota e Putinit është mbështjellë nga “mania e fuqisë së madhe dhe imperializmit”.
Rusia është duke tentuar ta shfrytëzojë Konferencën e 11-të të Moskës për Siguri Ndërkombëtare, që t’i rrisë aleancat me shtetet tjera.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka thënë se Moska dëshiron ta rrisë bashkëpunimin me shtetet aziatike sikurse India, Vietnami, Mianmari, Mongolia, Laosi, Indonezia dhe Bangladeshi.
Mediat shtetërore ruse kanë thënë që më shumë se 800 përfaqësues nga 76 kombe janë duke marrë pjesë në konferencë, përfshirë zyrtarët kinezë.
Kina është partnerja më e madhe tregtare e Rusisë, e cila nuk i ka vënë sanksione Moskës për nisjen e luftës në Ukrainë.
Ajo as nuk e ka dënuar publikisht luftën dhe është pozicionuar si ndërmjetësuese në mes të të dyja palëve./rel/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...