Putin e konfirmon rikandidimin për president në zgjedhjet e vitit 2018

15:59 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin e ka konfirmuar se do të garojë për një mandat tjetër në postin e të parit të vendit, në zgjedhjet që do të mbahet vitin e ardhshëm.

“Po, do të kandidoj për president të Rusisë”, ka deklaruar Putin gjatë një takimi me punëtorë në fabrikën GAZ, të mërkurën, transmeton arbresh.info.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë gara e kartërt për Putinin në karrierën e tij politike.

Ai ka qëndruar në pozitën e presidentit të këtij vendi në dy mandate, nga viti 2000 deri në vitin 2008 ndërkohë që ka shërbyer edhe si kryeministër nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Putin e ka fituar për herë të tretë postin e presidentit në vitin 2012./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme