Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur dyshime se homologu i tij amerikan, Donald Trump do të hiqet nga pushteti, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje dy akuza për shkarkimin e tij.
“Sa i përket vazhdimit të dialogut tonë deri në fund të presidencës së Trump, ju e bëni sikur tashmë po i vjen fundi”, ka thënë Putin duke iu përgjigjur një pyetje nëse Rusia ka një strategji për vazhdimin e dialogut me SHBA deri në fund të Presidenca e Trump, përcjell Telegrafi.
“Unë në të vërtetë dyshoj se po mbaron, ai ende duhet të kalojë në Senat, me aq sa unë di që republikanët mbajnë shumicën, kështu që nuk ka gjasa që ata do të duan të heqin përfaqësuesin e partisë së tyre, për disa arsye të shpikura”.
Putini shtoi: “Kjo është vetëm vazhdimi i betejës së brendshme politike, një parti që humbi zgjedhjet, demokratët dhe tani po përpiqen të gjejnë mënyra të reja duke akuzuar Trump për ngatërrim me Rusinë”.
Kjo është hera e tretë në histori që një president i nënshtrohet procesit të shkarkimit në bazë të shkeljeve të parashikuara në Kushtetutë.
Votimi historik, i ndarë prerazi në vija partiake, ashtu siç është ndarë mbarë vendi për këtë çështje, e akuzon presidentin e 45-të amerikan për abuzim të pushtetit të zyrës së tij, pasi i kërkoi një vendi të huaj të hetojë rivalin e tij politik për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Akuza e dytë është për pengim të hetimeve të Kongresit për këtë çështje.
Gjyqi ndaj presidentit do të zhvillohet në Senat. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...