Vladimir Putin dikur ka dhënë një paralajmërim të frikshëm, ku pati thënë se mund të dërgonte forcat ruse në gjashtë kryeqytete të botës për vetëm 48 orë.
Presidenti rus besohet se e ka kërcënuar ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se aim und të dërgonte ushtrinë e tij në Ukrainë, Poloni, Letoni, Lituani, Estoni dhe Rumani brenda dy ditësh, transmeton portal arbresh.info
Trupat e tij aktualisht janë të zhytur në luftime të ashpra pasi nuk arritën të merrnin kontrollin në Ukrainë pas një pushtimi të shpejtë.
Komentet e tij janë bërë bë vitin 2014, shkruan gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung.
Putin gjithashtu i ka thënë Poroshenkos që të “mos mbështetet shumë në Bashkimin Europian”.
Në vitin 2014, Poroshenko i tha Kongresit Amerikan: “Nëse nuk e ndaloni tani, ai mund të kalojë kufijtë europiane dhe të përhapë luftë në të gjithë globin”.
Kremlini më vonë mohoi që Putini i kishte bërë komentet pasi ato u raportuan gjerësisht.
Muajin e kaluar qeveria ruse pretendoi në mënyrë të rreme se pushtuesit rusë do të përshëndeteshin nga qytetarët në Ukrainë, por në vend të kësaj ata u përballën me rezistencë të fortë dhe nuk po arrijnë qëllimin e tyre.
Prej kohësh ka pasur frikë se presidenti rus planifikon të zgjerojë territorin e tij në vendet e BE-së dhe NATO-s./dailystar/arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...