Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar urime anëtarëve të shteteve të pavarura të Commonwealth-it, lidhur me rolin e tyre në fitoren ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe ka bërë thirrje për “miqësi vëllazërore dhe ndihmë të ndërsjellë” për të ndërtuar marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.
Ky mesazh më 8 maj, vjen në ditën kur Evropa Perëndimore feston 76-vjetorin e Luftës. Më 9 maj, ndërkaq, Moska do të mbajë paradë për Ditën e Fitores.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shënuar këtë përvjetor dhe përmes një postimi në Twitter tha se “përgjithmonë do të mbetet përgjegjësia jonë që të mbajmë gjallë kujtimin e miliona njerëzve që humbën jetën gjatë tiranisë nacional-socialiste”.
Ndërkaq, më 7 maj, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier gjithashtu adresoi krimet e nazistëve duke thënë se “përballja me nacional-socializmin dhe kujtimet e padrejtësisë e të fajit, nuk e dobësojnë demokracinë tonë. Përkundrazi, ajo forcon qëndrueshmërinë e demokracisë”. /REL
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...