Google ADS

Putin detyron zyrtarët të përdorin vetëm makina ruse

15:34 | 3 Gusht 2023
A Z

Të gjithë zyrtarët rusë duhet të përdorin vetëm makina të prodhuara në vend, tha Vladimir Putin në një takim me krerët e kompanive prodhuese të enjten.

Sipas presidentit rus, ministrive dhe shërbimeve shtetërore dhe publike u kërkohet të ndalojnë blerjen e makinave të prodhimit të huaj dhe të fokusohen në forcimin e markave vendase.

“Blerja e makinave të huaja duhet të ndalohet absolutisht. Dhe të gjithë zyrtarët e vendit duhet të ngasin makina vendase”, theksoi presidenti rus.

“Të gjithë burokratët tanë të mrekullueshëm duhet të kuptojnë se ne duhet të përpiqemi për zhvillimin e markave vendase, makinave vendase dhe produkteve të tjera vendase,” shtoi Putin.

Ai vuri në dukje se “nuk është e nevojshme të refuzohen importet në përgjithësi” , por gjërat kryesore duhet të përqendrohen te prodhuesit vendas./abcnews.al

Të ngjashme