Rusia besohet se po dërgon edhe gra të burgosura për të luftuar në Ukrainë. Kjo është hera e parë që raportohet për një gjë të tillë, pasi burrat e burgosur, edhe për vepra të rënda penale, ishin nxjerrë më parë nga qelitë për të shpaguar krimet e tyre duke luftuar për Atdheun.
“Javën e kaluar pati lëvizje të mëdha trenash drejt Donetskut, ku u dërguan të burgosur në luftë. Në një prej vagonëve kishte edhe gra të burgosura”, thuhet në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Edhe më parë është raportuar në media të ndryshme se disa prej të dënuarave janë transferuar në burgun “Kuschevka” në rajonin Krasnodar, pranë zonës së luftës. Aty, disa prej tyre, të liruara nga burgu përmes një skeme të lidhur me mobilizimin e vendit për luftë, u futën në punë për të ndihmuar me furnizimin e ushtarëve me ushqime dhe pajisje.
Olga Romanova, e Fondacionit “Rusët pas hekurave”, citohet nga “Daily Mail” të ketë thënë se rreth 100 gra janë dërguar në Ukrainë deri tani. Më parë, burrat e burgosur të dërguar në luftë janë bërë pjesë e grupit mercenar Wagner, por së fundmi, themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se nuk do të marrë më luftëtarë nga kjo kategori, pa dhënë shpjegime pse.
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...