Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhënë dekoratë shtetërore Steven Seagal, aktor amerikan, i cili po ashtu ka shtetësi ruse.
Ndarja e Urdhrit të Miqësisë për aktorin amerikan u njoftua përmes ueb-faqes së Qeverisë ruse. Ky urdhër nderon qytetarët që Rusia konsideron se kanë kontribuar për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Seagal ka qenë mbështetës i zëshëm i aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014. Ai vitin e kaluar kishte vizituar qytetin ukrainas të Olenivkës, nën kontrollin rus. Në këtë qytet dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës raportohet se janë vrarë në një sulm, për të cilin Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën.
Më 2018, Seagal ishte emëruar nga Ministria e Jashtme ruse si i dërguar humanitar në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...