Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin hyrë në “një rrugë pa krye”.
“Tani, kërkesat e sigurisë janë një gjë dhe çështjet e rregullimit të marrëdhënieve mbi Krimenë, Sevastopolin dhe Donbasin janë nxjerrë jashtë fushëveprimit të këtyre marrëveshjeve. Kjo do të thotë, ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre për veten dhe për të gjithë ne”, shtoi ai, duke folur së bashku me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në një konferencë shtypi.
Putin u zotua se ai nuk do të ndalojë operacionet ushtarake në Ukrainë derisa Moska të ketë sukses.
Udhëheqësi rus hodhi poshtë gjithashtu raportet për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha si “të rreme” dhe i krahasoi ato me raportet “të rreme” për përdorimin e armëve kimike në Siri nga regjimi i Asadit.
“Kishte provokime në Siri, kur u vendos përdorimi i armëve kimike nga qeveria e Asadit. Më pas doli se ishte false, e njëjta false është në Bucha,” tha ai.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...