Google ADS

Putin bisedë telefonike me Macron: Militantët në Mariupol të dorëzojnë armët

07:15 | 30 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Rusia këmbëngul që “militantët” në qytetin e Mariupolit duhet të dorëzojnë armët. Kështu raportohet të jetë shprehur presidenti rus Vladimir Putin në një telefonatë të mbajtur më herët gjatë ditës së sotme me homologun francez, Emmanuel Macron.

Sipas një postimi në Telegram nga ministria e jashtme e Rusisë, të dy liderët diskutuan “zhvillimet aktuale” në Ukrainë, me fokus në përpjekjet humanitare. Kurse, duke u kthyer tek Mariupoli, Putini theksoi se për të zgjidhur situatën e vështirë humanitare…militantët nacionalistë ukrainas duhet të ndalojnë rezistencën dhe të lënë armët”.

Kurse, një zyrtar nga presidenca franceze tha se Macron ngriti temën e kryerjes së një misioni humanitar në Mariupol, por si duket kushtet nuk ishin pjekur akoma. Përveç kësaj, sipas raportimeve, të dy liderët diskutuan pagesat në rubla për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Evropian. /abcnews.al/

Të ngjashme