Putin bën shaka se Bashar al Asad duhet ta ftojë Trumpin në Siri

13:56 | 16 Janar 2020
L G

Presidenti rus Vladimir Putin me shaka sugjeroi që presidenti amerikan, Donald Trump, të vizitojë Sirinë gjatë një momenti me presidentin sirian, Bashar al-Asad, i cili u duk se aprovoi të priste udhëheqësin e SHBA-së.

Një bisedë e tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë shfaqur së fundmi në mediat në gjuhën ruse nga udhëtimi i Putinit javën e kaluar në Siri, ku ai u takua me Asad në selinë ushtarake ruse në Damask – para se të vizitonte një numër vendesh fetare dhe kulturore për Krishtlindjet Ortodokse.

Në një ndalesë te Katedralja Mariamite e Damaskut, të dy udhëheqësit mund të shiheshin në kamera duke qeshur së bashku me Patriarkun Ortodoks Grek, John X të Antiokisë.

“Nëse Trump vjen përmes kësaj rruge, ai do të jetë një njeri i mirë”, citohet të ketë thënë Asad, për të cilën gjë Putini qeshi përpara se të përgjigjej: “Ai do të ndryshojë për mirë”.

Pas një pauze të shkurtër, udhëheqësi rus shtoi, “Ftoje, ai do të vijë”. Asad qeshi dhe u përgjigj: “Unë jam i gatshëm”, pas së cilës gjë Putin vazhdoi me: “Do t’i them”.

Menjëherë pasi Trump fitoi garën presidenciale për vitin 2016, Asad e quajti atë një “aleat natyror” në luftën kundër terrorizmit, por muaj më vonë udhëheqësi amerikan urdhëroi sulmet e para ajrore amerikane kundër qeverisë siriane në përgjigje të një sulmi të pretenduar të armëve kimike në prill të vitit 2017.

Ai e bëri këtë përsëri, këtë herë me mbështetje nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, pothuajse saktësisht një vit më vonë në përgjigje të një sulmi tjetër të dyshuar kimik.

Ndërsa të dy goditjet ishin të kufizuara në natyrë, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë vazhduar të kërcënojnë veprime të mëtejshme ushtarake, përveç sanksioneve ekzistuese ekonomike, kundër Asadit dhe administratës së tij.

SHBA gjithashtu mban në Siri deri në 600 trupa që shihen nga Damasku si një forcë okupuese. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme