Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri paraqitjen e parë publike pas disa javësh izolim, për shkak të pandemisë së koronavirusit në Rusi.
Putin e shfrytëzoi Ditën Kombëtare të Rusisë për të promovuar një reformë të diskutueshme të Kushtetutës, që mund ta mbajë atë në pushtet deri në vitin 2036.
Ai u bëri thirrje rusëve që të dalin dhe ta votojnë reformën në referendumin e 1 korrikut, duke thënë se është i sigurt se “shumica absolute” e qytetarëve e mbështet atë.
Putin, 67 vjeç, ka udhëhequr Rusinë në 20 vjetët e fundit, qoftë si president apo kryeministër.
Paraqitja e tij e fundit publike ka qenë më 9 maj, në një ceremoni me rastin e Ditës së Fitores. Që atëherë, ai ka punuar nga rezidenca e tij jashtë Moskës.
Moska i ka hequr masat e izolimit këtë javë, përkundër numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus.
Rusia ka konfirmuar rreth 510,000 raste me koronavirus – më së shumti në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit – dhe 6,705 viktima.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...