Recep Tayyip Erdogan do të kryejë një vizitë njëditore në Moskë më 23 janar.
Zëdhënësi presidencial i Turqisë, Kalın njoftoi se presidenti Recep Tayyip Erdogan do të kryejë një vizitë njëditore në Moskë më 23 janar.
Kalın theksoi se lufta kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste që kanë në shënjestër Turqinë do të vazhdojë në çdo fushë.
Ai shtoi se vizita e Erdoganit në Rusi do të ketë në fokus koordinimin me Rusinë për situatën e krijuar pas vendimit të SHBA-së për tërheqjen nga Siria. Do të kemi mundësinë për të trajtuar në mënyrë të përgjithshme edhe çështjen e Sirisë edhe çështjet dypalëshe, transmeton “Alsat M”.
Kujtojmë se Vladimir Putin do të vizitojë Serbinë më 17 janar.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...