Google ADS

Putin arrin në Turqi, thellohen lidhjet mes dy vendeve

21:22 | 28 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur në Ankara ku edhe është pritur nga homologu i tij, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave turke, të dy liderët pritet të bisedojnë mbi situatën në Irak, Siri dhe vendimin e Turqisë për të blerë një sistem mbrojtës raketor nga Rusia, transmeton portali arbresh.info

Vizita e Putinit në Ankara vjen në kohën kur Turqia dhe Rusia po thellojnë lidhjet mes vete, duke bërë një kthesë pasi të dy vendet kanë mbështetur anët e kundërta në Siri.

Mediat turke kanë transmetuar drejtpërdrejt kohën e arritjes së Putinit në Ankara.

Turqia, e cila po lufton një kryengritje kurde për më shumë se tre dekada, kundërshtoi fuqishëm referendumin e kurdëve në Irak.

Por, ndryshe nga Turqia, Rusia nuk ka komentuar referendumin kurd.

Erdogan njoftoi më parë këtë muaj se Turqia kishte nënshkruar një marrëveshje për të blerë disa prej raketave S-400 të Rusisë, veprim i cili ka ngritur shqetësime të mëdha te aleanca e NATO-s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme