Një tjetër opozitar rus është vënë në prangat e regjimit të Vladimir Putin në Rusi.
Bëhet fjalë për liderin e Frontit të Majtë, Sergeri Ydaltsov i cili u akuzua mbrëmjen e kaluar me urdhër të Komitetit rus të Hetimeve.
Mediat ruse dhe avokatja e të arrestuarit shpjegojnë se Sergeri Ydaltsov është arrestuar nën akuzën e mbështetjes së terrorizmit.
Udaltsov është një anëtar historik i opozitës jashtë-parlamentare ruse, i cili organizoi protestat e para në rrugë që nga viti 2011.
“Komiteti hetimor ka hartuar një raport mbi ndalimin e Udaltsov,” tha avokatja, duke shtuar se gjykata e Basmanny në Moskë do të vendosë masën për të më 12 janar./A2CNN
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...