Putin ankohet për sanksionet perëndimore: Ato janë të paligjshme

17:26 | 20 Prill 2022
KRG

Vladimir Putin sot sërish u ankua për sanksionet të vendeve perëndimore ndaj Rusisë.

Presidenti rus akuzoi Perëndimin për vendosjen e kufizimeve të paligjshme ndaj kompanive ruse, duke shtuar se sanksionet shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Këto masa janë në kundërshtim me parimet e OBT-së, për të cilat kolegët evropianë betohen pa u lodhur”, tha Putin, raporton skynews.

Kujtojmë se vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj kompanive ruse, oligarkëve, zyrtarëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në fund të muajit shkurt.

Sanksionet janë krijuar për të ushtruar presion mbi Putinin, personin më përgjegjës për fillimin e luftës në Ukrainë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme