Google ADS

Putin akuzon SHBA-në për përdorimin e Ukrainës si mjet kundër Rusisë

22:12 | 1 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përdorimin e Ukrainës si një mjet për të kufizuar vendin e tij.

Në komentet e tij të para të rëndësishme për krizën në disa javë, ai akuzoi SHBA-në për injorimin e shqetësimeve të Rusisë për forcat e aleancës së NATO-s në Europë, transmeton portal arbresh.info

Ai sugjeroi se nëse Ukrainës i plotësohet dëshira për t’u bashkuar me NATON-n, ajo mund të tërhiqte anëtarët e tjerë në një luftë me Rusinë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm për shkak të grumbullimit të trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës.

Rusia mohon akuzat perëndimore se po planifikon të sulmojë një pushtim, gati tetë vjet pas ankesimit të Krimesë dhe një rebelimi të përgjakshëm në rajonet lindore të Ukrainës.

Moska nga ana e saj akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e një marrëveshje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në rajonet lindore, kur të paktën 14 mijë njerëz janë vrarë dhe rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit.

“Më duket se Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të shqetësuara për sigurinë e Ukrainës… por detyra e tyre kryesore është të frenojë zhvillimin e Rusisë. Në këtë kuptim vetë Ukraina është vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim”, tha Putin para gazetarëve.

Rivaliteti midis Rusisë dhe SHBA-së, të cilat ende zotërojnë arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, daton që nga Lufta e Ftohtë (1947-89), shkruan BBC.

SHBA, tha ai, kishte injoruar shqetësimet e Moskës në përgjigjen e saj ndaj kërkesave ruse për garanci ligjërisht të detyrueshme të sigurisë, duke përfshirë bllokimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në lindje./BBC/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme