Google ADS

“Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar”

08:38 | 22 Shkurt 2022
A. B.

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar.

Kështu Britania do ta sanksionojë Rusinë, ka thënë sekretari i Shëndetësisë në MB, Sajid Javid të martën, transmeton arbresh.info

“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha Javid për Sky News.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video, ku sipas përshkrimit, forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Faqe të ndryshme kanë shkruar se forcat ruse janë nisur pak pas mesnatës drejt Donteskut dhe Luhanskut, dy rajone të cilave Rusia ua njohu pavarësinë të hënën mbrëma. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme