Ai sundon në një mbretëri ku paga mesatare është rreth 33 mijë dollarë , por kjo nuk e ndaloi mbretin e Arabisë Saudite që të harxhojë plot 100 milionë dollarë në pushime.
Mbreti Salman udhëtoi në vendin e tij të preferuar Tangier, në veriperëndim të Marokut, së bashku me 1 mijë persona përcjellje që ishin të vendosur nëpër hotele luksoze, transmeton portali arbresh.info
Vetë mbreti ka qëndruar në pallatin 30 hektarësh, një nga shumë pronat e tij nëpër botë, që ka restorante tejet luksoze dhe pamje mahnitëse të detit.
Shpenzimet gjatë pushimit një-mujor përfshinë më shumë se 200 makina.
Sipas njoftimeve në Marok, udhëtimi i mbretit Salman përbën 1.5 për qind të të ardhurave të turizmit të huaj në vend./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe