Një punonjëse e një kopshti zoologjik, në Zyrih të Zvicrës, u sulmua dhe u vra nga një tigër.
Gruaja, e moshës 55-vjeçare u sulmua rreth orës 13.20 të së premtes, nga tigri.
Bëhet fjalë për një tigër të llojit Amur, femër 5 vjeç me emrin Irina.
Kopshti zoologjik ka dy tigra Amur, një femër 5 vjeç me emrin Irina dhe një mashkull 4 vjeç e gjysmë me emrin Sayan.
Dinamika e ngjarjes nuk bëhet ende me dije, por duket se gruaja ishte duke pastruar brenda rrethimit, kur u sulmua nga tigri.
Kopshti zoologjik i Zyrihut, u hap më 6 qershor, pas lehtësimit të masave kufizuese prej koronavirusit./javanews/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...