Gjermania u kthye në “parajsën” e re të shqiptarëve vitet e fundit.
Mundësitë për punësim, sidomos për disa kategori si mjekë, infermierë e teknologji informacioni, nxitën shumë shtetas që të emigronin drejt ekonomisë më të madhe të Europës me dokumente të rregullta punësimi.
Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shtetasit shqiptarë. Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë lekë, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë.
Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka rënë dukshëm. Në 2020-n, ato ranë në 8,300. Ndërsa tkurrja në atë vit reflekton pasojat e mbylljes si rrjedhojë e pandemisë, tendenca ka rezultuar më e fortë edhe në 2021-n. Sipas Eurostat, në vitin 2021, Gjermania dha rreth 4500 leje për shtetasit shqiptare, pothuajse përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i ulët që nga viti 2016.
Në total, që nga viti 2008 deri në 2021-n, Gjermania ka dhënë rreth 53 mijë leje qëndrimi për shtatsit shqiptarë, ose 7% të totalit nga shtetet e BE-së, duke u renditur e treta. Në vend të parë renditet Italia, që ka dhënë 372 mijë lejë qëndrimi gjithsej, ose rreth 48% të totalit. Greqia vijon më pas me 258 mijë leje, ose 33% të totalit.
Mbretëria e Bashkuar është e katërta, me rreth 20 mijë, por të dhënat e këtij shteti nuk raportohen që nga viti 2019, si rrjedhojë e daljes së vendit nga Bashkimi Europian.
Në total, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarëë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. /Monitor/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...