Të paktën 100 punonjës në centralin bërthamor të Çernobilit janë bllokuar në vend për më shumë se 12 ditë, ndërsa Rusia vazhdon të përparojë drejt Kievit.
Centrali në Ukrainën veriore, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, u kap nga ushtria ruse në ditën e parë të pushtimit, transmeton portal arbresh.info
Raportet thonë se stafi i marrë peng në kantier po detyrohet të punojë në kushte të vështira me racione jashtëzakonisht të kufizuara ushqimore.
Daily Mail pretendon se stafit i jepet një vakt qull në ditë dhe flenë vetëm dy orë në tavolinat e tyre.
Ndërkohë, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thotë se rotacioni i stafit për personelin teknik dhe rojet në Çernobil nuk ka ndodhur që nga 23 shkurti.
Zona bërthamorë zakonisht drejtohet nga 500 persona.
Shqetësimet po rriten se stresi mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të kryer në mënyrë efektive punën e tyre në termocentralin bërthamor./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...