Ky njeri është vërtet i përkushtuar për punën e tij.
Bëhet fjalë për një punëtor të McDonald, i cili së fundmi festoi një ditëlindje të rëndësishme.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai jo vetëm që ka punuar në kompani për më shumë se dy dekada, ai gjithashtu mund të thotë tani se ai është një nga punonjësit më të vjetër që ka veshur uniformën e kësaj kompanie.
Madje, pavarësisht se të shtunën u bë 92 vjeç, Ike Baker nuk ka plan të dalë në pension, raporton WTVC.
Në fakt, ai i tha mediumit në fjalë që shpreson të punojë në restorantin në Dejton, Tenn., për të paktën 10 vjet të tjerë.
Duke punuar si mikpritës, detyrat e Baker përfshijnë përshëndetjen e klientëve dhe sigurimin që të gjithë të kenë atë që u nevojitet.
Bëhet e ditur se punonjësi i lumtur ka punuar për McDonald për 21 vjet.
Ndërkohë, menaxherja e restorantit, Sabina Kaylor, ka thënë se Baker është i njohur për të gjithë.
Sipas saj, jo vetëm që ai është akoma i mprehtë dhe aktiv, por është edhe kënaqësi të punosh me të.
https://www.facebook.com/FOXChatt/posts/10156577873116466
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...