Një foshnje të cilën po e mbante në duar e ëma është hedhur disa metra në ajër, kur një gomë e cila ishte afër tyre dhe po fryhej shpërthen.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një qytet kinez, ndërsa vogëlushi mrekullisht i ka shpëtuar më të keqes së bashku me të ëmën që përplasen në tokë nga presioni i madh i shpërthimit të gomës, transmeton Telegrafi.
E gjitha ndodhi në afërsi të një garazhi në qytetin Danjiangkou, ku gruaja që rrëzohet në tokë së bashku me të birin punon për një autoservis dhe në ato momente po kalonte pranë një gome të kamionit që me sa duket punëtorët e harrojnë duke e fryrë.
Nga shpërthimi i fuqishëm rrota e godet gruan të cilës i rrëshqet nga dora djali që i ka hiq më pak se një vit. Me të parë se çfarë u ndodh, punonjësit vrapojnë për ta ndihmuar gruan dhe foshnjën që me gërvishtje të lehta kanë shpëtuar. /Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin