Lideri filipinas, Rodrigo Duterte deklaroi se puna e presidentit nuk është për gratë për shkak të ndryshimeve të tyre emocionale.
Ai kështu hodhi poshtë spekulimet se vajza e tij do ta pasonte atë vitin e ardhshëm, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
“Vajza ime nuk do të kandidojë për Presidente. Unë i thashë asaj të mos e bëjë, sepse nuk dua që edhe ajo të kalojë në gjërat që po kaloj unë”, tha ai.
“Kjo punë nuk është për gratë, sepse ju e dini që gratë kanë emocione të ndryshme në krahasim me burrat. Kjo punë ju bën budalla”, shtoi ai.
Sipas CNN, Duterte, 75 vjeç, është i njohur për komentet që shpesh konsiderohen ofenduese, seksiste dhe mizogjene, por zyra e tij zakonisht i quan vërejtjet e tij shaka të padëmshme.
Vajza e tij Sara Duterte-Carpio, 42, e cila e pasoi atë si kryebashkiak i Davao City, ishte në ballë të një sondazhi të fundit që i kërkoi publikut të zgjidhte një kandidat të dëshirueshëm nga një listë e kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e 2022.
Dy gra të tjera, zv.Presidentja Lenny Robredo dhe Senatorja Grace Poe janë dy kandidate hipotetike, shton CNN./arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?