Presidenti i rrëzuar katalanas, Carles Puigdemont ka përzgjedhur kandidatin e ri si pasardhës të tij, duke rritur shpresat se rajoni mund të ketë sërish një qeveri në fillim të javës së ardhshme, pas plot 5 muajsh udhëkryqi ligjor e politik.
Quim Torra, një aleat i afërt dhe ish-udhëheqës i grupit pro pavarësisë “Òmnium Cultural”, u shpall si kandidat nga Puigdemonti mesnatën e së enjtes.
Katalonja ka mbetur pa një qeveri që prej zgjedhjeve rajonale të dhjetorit të kaluar, që u thirrën nga qeveria qendrore spanjolle pasi rrëzuan administratën e Puigdemontit, në kundërpërgjigje të referendumit për pavarësi dhe deklaratës pasuese të shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
Gjithsesi, veprimet e Madridit pësuan sërish goditje kur 3 partitë separatiste fituan sërish shumicën parlamentare në rajonin verilindor të Spanjës.
Përpjekjet për të formuar një qeveri të re s’kanë sjellë ende asgjë. Puigdemonti mbetet ende në ekzil, duke u përballur me mundësinë për t’u ekstraduar në Spanjë për rolin e tij nxitës drejt pavarësisë, ndërsa dy kandidatë të tjerë presidencialë, Jordi Sanchez dhe Jordi Turull janë ende në paraburgim.
Megjithëse Torra nuk ka asnjë pengesë ligjore si të mësipërmit, Puigdemonti e di se, edhe kandidati i tij i fundit nuk do ta ketë “rrugën e shtruar” përpara.
“Kemi ende mundësinë për të shfrytëzuar mandatin e referendumit dhe të ndërtojmë një shtet të lirive dhe të të drejtave që miliona njerëz po kërkojnë”, shkroi ai në “Twitter mesnatën e së enjtes, duke shtuar se “personalisht i kuptoj përpjekjet dhe sakrificat e marrjes së pushtetit në të tilla rrethana”.
Debati i parë për veshjen me pushtet të kandidatit të tij do të zhvillohet pasditen e së shtunës. Gjithsesi, duke qenë se Torra nuk ka mbështetjen e mjaftueshme për të fituar shumicën absolute në votimin parlamentar, atëherë do të ketë një debat të dytë të hënën, që kërkon vetëm shumicën e thjeshtë për t’u konfirmuar.
Torra tha se ishte krenar për besimin e dhënë prej Puigdemontit, duke iu referuar atij si “presidenti legjitim i Katalonjës”./tch/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...