Google ADS

Puigdemont “nuk do të kthehet” në Spanjë për gjykim

19:51 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë për t’iu përgjigjur akuzave, duke përfshirë rebelimin, ka deklaruar avokati i tij belg.

Në një intevistë të shkurtë për AP, Paul Bekaert sugjeroi se z.Puigdemont duhet të merret në pyetje në Belgjikë, transmeton portali arbresh.info

Ai është thirrur në gjyq në Madrid të enjten, së bashku me 13 deputetë të qeverisë së Katalonjës.

Ata përballen me akuza mbi shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, si dhe keqpërdorimin e fondeve publike gjatë referendumit.

Prokurorët spanjollë mund të urdhërojnë arrestimin e tyre nëse ata refuzojnë të paraqiten në gjykatë për t’u marrë në pyetje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme