Google ADS

Puigdemont mund të përballet me ekstradim në Spanjë

22:38 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info
Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, që jeton në ekzil, mund të ekstradohet në Spanjë, ka vendosur një gjykatë në Gjermani.
Puigdemont ka ikur drejt Belgjikës, disa ditë pas dështimit të deklarimit të pavarësisë së Katalonjës nga Spanja në muajin tetor dhe është arrestuar më pas në Gjermani.

Gjykata gjermane ka miratuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat spanjolle për keqpërdorim të fondeve publike, por jo edhe për akuzën për rebelim.

Prokurorët gjermanë do të duhet të vendosin tani nëse do ta dorzojnë atë tek autoritetet spanjolle.

Deri tash ata kanë dhënë shenja se mund ta ekstradojnë.

Puigdemont pati deklaruar më herët: “Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë!”

Ai e ka përshkruar vendimin e gjykatës për të mos miratuar kërkesën për rebelim, si fitore, duke thënë se ai ka “mposhtuar gënjeshtrëm” më të madhe të shtetit spanjoll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme