Ministri i jashtëm spanjoll ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së tij që lideri i shkarkuar katalunas mund të kandidojë në zgjedhjet e reja në dhjetor, por theksoi që kjo do të thoshte nëse ai nuk është në burg.
Alfonso Dastis foli pas tubimit madhor për unitet spanjoll që u mbajt në qytetin më të madh katalunas, Barcelona, transmeton portali arbresh.info
Carles Puigdemont u hoq nga posti pasi Madridi e zhveshi Kataloninë nga autonomia për deklarim të pavarësisë.
Qeveria qendrore e Spanjës tashme e ka marrë kontrollin e institucioneve katallanë.
Kryeprokurori i Spanjës po përgatitet të paraqesë akuza penale kundër z. Puigdemont dhe zyrtarëve të tjerë katalanas për shkeljen e ligjit spanjoll.
Kjo mund të ndodhë sot, dita e parë të punës që nga shpallja e pavarësisë dhe kundërmasave spanjolle.
Puigdemont ka thënë se nuk e njeh urdhrin nga Madridi që e heqë atë nga pushteti./arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!