Puigdemont mohon të jetë dorëzuar

17:12 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Politikani në arrati Carles Puigdemont mohon të ketë hequr dorë nga udhëheqja e Katalonisë së pavarur, pasi u publikuan mesazhet e tij private në një televizion spanjoll.

Puigdemont pranoi se kishte pasur një moment dyshimi, por këmbënguli: “Ne vazhdojmë!”

Tek tekstet e tij, të treguara nga Telecinco, ai tha “ka marrë fund” dhe Madridi “ka fituar”, transmeton portali arbresh.info

Ai ka qenë në Belgjikë që nga shpallja e pavarësisë në tetor, gjë që çoi në akuza të kryengritjes dhe rebelimit.

Deklarata e pavarësisë pasoi një referendum të diskutueshëm, të cilin Spanja e shpalli të paligjshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme