“Kur kërkuam pavarësi, mendoja se do të ishte një process politik, i cili do të ishte normal dhe se nuk do të kishte një represion ligjor nga Madridi”, ka thënë lideri i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont.
Një një intervistë për gazetën belge “De Standaard”, ai ka theksuar se “ndjehet më mirë në Belgjikë i lirë, sesa në Spanjë në burg”. Me këtë koment ai i është referuar tetë ministrave të qeverisë së tij të cilët u rrëzuan pas shpalljes së pavarësisë.
Sipas Madridit, kolegët e tij janë burgosur dhe për ta është lëshuar një urdhër arresti europian, sepse sipas autoriteteve spanjolle “ata kanë shkelur kushtetutën”, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont nuk mendon se ka braktisur popullin e tij dhe ka ikur në Bruksel. Ai ka kundërshtuar edhe se shumica e katalansve nuk duan të bëhen të pavarur.
“Katalonia ka nevojë për pavarësi”, tha ai, “në mënyrë që të garantojë prosperitetin e tij dhe të mbështesë ekonominë e tij. Si vend i pavarur jemi të përgatitur të qëndrojmë solidar me Spanjën dhe të mbështesim rajonet më të varfëra, por ajo që jemi duke kërkuar për momentin është respekti”, shtoi ai.
Puigdemont ka shprehur zhgënjimin e tij me mungesën e mbështetjes së BE-së për pavarësinë e Katalonjës.
“Ne nuk prisnim që BE-ja të na njohë menjëherë, por prisnim nga institucionet europiane që të pranonin të drejtat themelore të të miliona qytetarëve”, tha ai.
Ai ka shtuar se nuk do të heq dorë nga “lufta” për pavarësi edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit./arbresh.info/
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura