Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont e ka filuar fushatën e tij për zgjedhjet rajonale nga Belgjika, duke theksuar se votuesit duhet të “ratifikojnë” thirrjen e tyre për pavarësi nga Spanja.
Rajoni katalanas po mban zgjedhjet me parlamentare me 21 dhjetor, pasi kryeministri spanjoll Mariano Rajoy shpërbeu parlamentin katalanas dhe e shkarkoi Puigdemontin nga pozita e tij, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont më pas iku në Belgjikë me katër prej ministriave të tij, të cilët janë duke u përballur me akuzat të rebelimit dhe kryengritjes.
“Ne i kemi treguar botës se kemi kapacitet dhe vullnet për t’u bërë të pavarur. Me 21 dhjetor duhet të ratifikojmë atë”, tha Puigdemont, duke nisur fushatën e tij nga një hotel në Oostkamp, jashtë Bryzhit, sipas të përditëshmes belge Le Soir.
Puigdemont po kandidon si kreu i grupit politik “All for Catalonia”. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...