Kreu separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, i ka bërë thirrje qeverisë spanjolle të shtunën që të lejonin kthimin e tij në shtëpi.
Ai ka kërkuar nga Spanja që të kthehet në mënyrë që të bëhet Presidenti i ardhshëm i rajonit, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont, i cili udhëhoqi Katalonjën deri në tetor, përballet me urdhër arrest nga qeveria spanjolle, për shkak të rolit të tij në organizimin e një referendumi të paligjshëm mbi pavarësinë dhe shpalljen e Katalonjës Republikë.
Ai aktualisht ndodhet në mërgim në Belgjikë.
Në zgjedhjet e parakohshme në mbajtura në Katalonja, shumicën e votave parlamentare e ka fituar partia separatist.
“Dua të kthehem në Katalonia sa më parë. Dua të kthehem që tani. Ky do të ishte një lajm i mirë për Spanjën”, tha ai në një intervistë për “Reuters”.
Ai ka shtuar se ai është President i Katalonjës dhe do të mbetet i tillë, nëse Spanja respekton rezultatin e votave./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?