Një gjykatë në Smirne të Turqisë, ka dënuar me burgim të përjetshëm 104 persona të akuzuar se kanë marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016 si pjesë e rrjetit të mundshëm puçist të Fetuullah Gulenit.
Mes tyre, janë edhe zyrtarë të ndryshëm të forcave të armatosura. Ndërkohë, 21 persona të tjerë, janë dënuar em 20 vjet burg me akuzën e dhënies së ndihmës së komandos e cila synonte të sekuestronte dhe ndoshta të eliminonte presidentin Recep Tayyip Erdogan në resorin turistik të Marmaris. Sakaq, 143 persona të tjerë të akuzuar në lidhje me puçin, janë liruar.
Sipas shtypit lokal, nuk ndalojnë arrestimet në masë nën gjendjen e emergjencës post-grusht shteti. Sipas ministrisë së Brendshme, në javën e fundit, 768 persona kanë përfunduar në pranga në të gjithë vendin me akuzën e terrorizimit. Sipas raporteve të OKB-së, nga korriku 2016, nën gjendjen e shpallur të emergjencës, në Turqi janë arrestuar të paktën 160 mijë persona./gsh/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës