Publikuan lajm të rrejshëm për Trumpin, largohen nga puna nëntë gazetarë

14:19 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Transmetuesi publik i Tanzanisë TBC, ka pezulluar nëntë punëtorë nga puna, pas publikimit të një reportazhi të rrejshëm ku thuhej se presidenti amerikan Donald Trump, ka vlerësuar punën e presidentit John Magufuli.

Artikulli u shfaq në një faqe internetit të quajtur Fox Channel.

Historia, e cila u transmetua javën e kaluar, thoshte se  Trump  e ka quajtur Magufulin një “hero afrikan” në krahasim me udhëheqësit e tjerë të cilët janë “duke bërë asgjë”.

Përmes një deklarate,  TBC tha se nuk ishin ndjekur procedurat editoriale.

E drejtori i Përgjithshëm i transmetuesit publik TBC Ayub Chacha,  tha se stacioni do të duhej ta verifikonte informacionin para transmetimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme