Një jaht luksoz 40 metra i gjatë u fundos në brigjet e Italisë jugore. Jahti me emrin ‘Saga’, i cili u ndërtua në Monako në vitin 2007, po lundronte nga Gallipoli për në Milazzo në ishullin e Siçilisë gjatë natës së të shtunës kur papritur hasi në vështirësi dhe nisi të mbushej me ujë.
Duke parë që situata po përkeqësohej, kapiteni i jahtit përmes një telefonate njoftoi autoritetet.
Ngjarja ndodhi nëntë milje larg Catanzaro Marina, ndërsa kur rojet bregdetare që u dërguan nga porti i Crotone mbërritën në vendngjarje, jahti ishte zhytur përgjysmë në ujë. Katër pasagjerë dhe një anëtar i ekuipazhit, të gjithë italianë u evakuan menjëherë nga jahti, ndërsa katër pjesëtarë të ekuipazhit, përfshirë dhe kapitenin u larguan të fundit.
Ndërkohë, Mail Online shkruan se, jahti është fundosur në ujë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa operacionet për shpëtimin e anijes ishin të pamunduara. Ndërkohë ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e fundosjes së jahtit./javanews/
https://twitter.com/guardiacostiera/status/1561682153628475392?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1561682153628475392%7Ctwgr%5E39ae92738d75f58461a7e6c128407b38e4e2b801%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjavanews.al%2Fvideo-e-frikshme-publikohet-momenti-i-fundosjes-se-jahtit-luksoz-ne-itali%2F
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...