Kriza me koronavirus në Britaninë e Madhe do të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe priten 7.9 milionë njerëz të shtruar në spital, ka zbuluar një raport i fshehtë i NHS.
Dokumenti, i parë nga gazeta britanike ‘The Guardian’, tregon që shefat e shëndetit presin që virusi të zgjasë edhe 12 muaj të tjerë, dhe detajon se si do të ndikojë ai në stafin kryesor në NHS, polici dhe zjarrfikës.
“Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milionë njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”.
Dokumenti u hartua ditët e fundit nga ekipi i gatishmërisë dhe reagimit i Shëndetit në Angli, transmeton KosovaPress.
Dokumenti gjithashtu zbulon se rreth 500,000 prej 5 milion njerëzve që konsiderohen jetikë pasi ata punojnë ‘në shërbime thelbësore dhe në infrastrukturë kritike’ do të jenë të sëmurë në çdo kohë gjatë një kulmi muajsh të epidemisë.
Kjo shifër prej 5 milionësh përfshin 1 milion staf të NHS dhe 1.5 milion që punojnë në kujdesin shoqëror.
Gjithsej 40.227 njerëz janë testuar në të gjithë Britaninë e Madhe dhe azhurnimi i fundit vjen pasi sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock këtë mëngjes tha që të moshuarit mund të duhet të izolohen deri në katër muaj.
Ndryshe, 38.907 persona kanë dalë negativë ndaj sëmundjes dhe 1,372 janë pozitiv.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin