Për dekada me radhë, imami i Uighur ishte themel për komunitetin në perëndimin e largët të Kinës. Të premteve ai predikoi Islamin si fe e paqes, të dielave ai trajtoi të sëmurët me ilaçe bimore falas dhe në dimër bleu qymyr për të varfëritë.
Por një fushatë e qeverisë kineze për burgosjen masive të myslimanëve përfshiu rajonin e Xinjiang duke arrestuar imamin dhe tre djemtë e tij, tre vjet më parë.
Të dhëna të reja janë publikuar për arsyen e vërtet të burgosjes së Memtimin Emer dhe tre djemve të tij gjithashtu burgosjen e qindra të tjerëve në qytetin e Karakax.
Të dhënat të publikuara nga AP tregon internimin e 311 individëve me të afërm jashtë vendit dhe listën e më shumë se 2000 të afërmve, fqinjëve dhe miqve të tyre shkruan arbresh.info
Në të dhënat përfshihet emri, adresa, numri i identitetit, data e ndalimit dhe vendndodhja së bashku me një dosje të detajuar mbi prejardhjen familjare, fetare dhe të lagjes së tyre dhe një vendim për lirim ose jo të tyre. Dokumentet nuk tregojnë se cili departament i qeverisë i përpiloi ato ose për kë./arbresh.info/
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...