Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes ku u gjet i vrarë çifti kosovar në Francë

12:36 | 27 Prill 2022
A. B.

Çifti kosovar që po jetonin në Francë, janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në Epinal të Francës.

Sipas hetimeve të para nga autoritete e hetuesisë në Francë, çifti janë gjetur të vrarë në banjon e banesës, ndërsa në momentin kur njësitë policore kanë arritur aty të pranishëm kanë qenë edhe katër fëmijët e tyre.

Siç raporton media franceze, “francebleu”, ngjarja u zbulua mëngjesin e së martës, në një apartament të vendosur në lagjen “Plateau de la Justice në Epinal”.

Sipas një burimi policor, çifti kosovar u vranë përmes therjes me thikë ndërsa trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës, ku jetonin bashkë me shtatë fëmijët e tyre.

Informacioni lidhur me këtë rast ishte dhënë nga banorët e lagjes rreth orës 08:30.

Më poshtë mund të shihni pamjet e mediave franceze nga ky rast.

lexo edhe:

Çifti nga Kosova gjenden të vdekur në apartamentin e tyre në Francë, dyshohet se janë therur me thikë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme